Kryetari Mustafa gjatë takimit tha se komuna ka pasur një bashkëpunim të mirë më Policinë e Kosovës dhe një bashkëpunim të tillë jemi shumë të interesuar që ta vazhdojmë edhe me tutje.
“Kontaktet komunë-polici duhet të jenë kontakte të domosdoshme. Ne këtu kemi interesa të përbashkëta dhe jemi të interesuar që të gjitha punët që kanë të bëjnë më qytetin t’i kryejmë bashkërisht”, tha kryetari Mustafa.
Kryetari Mustafa tha është i kënaqur me reagimin e policisë së Kosovës gjatë punëve të komunës në rrënimin e objekteve pa leje në qytet.
“Këto çështje, janë çështje që po i shqetësojnë qytetarët. Rrënimi i objekteve pa leje është një çështje mjaft e rëndësishme të cilën kemi arritur që ta rregullojmë dhe në këtë drejtim një meritë e madhe i shkon edhe Policisë së Kosovës”, tha kryetari Mustafa.
Bashkëveprimi i aktiviteteve ndërinstitucionale në mes të Komunës së Prishtinës dhe Policisë së Kosovës në vendosjen e rendit dhe rregullit publik në qytetet në fushat siç janë rregullimi i trafikut, lirimi e hapësirave publike si dhe asistenca e mëtejmë e policisë për inspektorët e komunës, kanë qenë disa nga temat që janë shqyrtuar në takimin që kryetari i Prishtinës prof.dr. Isa Mustafa ka pasur më drejtorin e drejtorisë rajonale të PK-së, z. Emin Beqiri.