Këshilli i drejtorëve i Komunës së Prishtinës, në këtë mbledhje shqyrtoi harmonizimin e rregulloreve komunale sipas ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.
Lidhur me këtë pikë përveç kryetarit Mustafa diskutuan edhe disa drejtor të drejtorive si dhe shefi i zyrës ligjore.
Ndërkaq, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti, informoi Këshillin e drejtorëve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit midis Komunës së Prishtinës dhe komunave që kufizohen më Komunën e re të Gracanicës, Ministrisë për Ekonomi dhe Financa, ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrisë së Punëve të Brendshme , Agjencionit Kadastral të Kosovës dhe Komunës së Gracanicës, për transferimin e dokumentacionit dhe informatave tjera përkatëse që kanë të bëjnë me arkivin, zonat kadastrave, tatimit mbi pronë, shfrytëzimit të tokës, planifikimit urban dhe regjistrimit civil nga komunat amë të Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Lipjanit tek Komuna e re e Gracanicës.
Drejtorët e drejtorive prezantuan punën e tyre sa i përket përgatitjes së dokumentacionit përkatës për transferim tek komuna e re.
Sipas kësaj marrëveshje i tërë dokumentacioni duhet të bartet tek komuna e re e Gracanicës brenda tre muajve të ardhshëm.
Drejtori i drejtorisë për Shërbime Publike Agim Gashi, informoi këshillin e drejtove lidhur me gjendjen aktuale në N.K. “Trafiku Urban”, lidhur me këtë çështje kryetari Mustafa tha “se duhet të ndërmerren masa që kjo ndërmarrje t’i shtojë kapacitet dhe të ofrojë shërbime sa më të mira për qytetarë”.
Këshilli i drejtorëve diskutoi edhe çështje tjera që kishin të banin me plane operative në kuadër të planifikimeve për realizimin e projekteve të parapara për këtë vit.
Këshilli i drejtorëve i Komunës së Prishtinës, nën udhëheqjen e kryetarit Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme diskutoi dhe miratoi disa vendime sipas pikave të rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje.