“Mendoj se është një traditë e filluar mirë dhe se do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ka ardhur koha e zhvillimeve të shpejta për Kosovën dhe posaçërisht të gjitha zhvillimet mund të mbërrijnë nivelin e tyre të lakmueshëm atëherë kur ka dije, kur ka përgatitje të mirë”, tha Presidenti i Republikë së Kosovës, Fatmir Sjediu , me rastin e promovimit të bibliotekës së shkollës fillore “Xhemail Mustafa”.
“E pashë se biblioteka është e kombinuar mirë edhe në rrafshe të ndryshme të krijimtarisë apo dijes, prej asaj që mund të quhet dedikim për fëmijët deri tek pjesët e studimeve të thelluara për nivelin që i duhet kësaj shkolle dhe uroj që vërtetë këto përpjekje të mira të vazhdojnë edhe në shkollat e tjera të Kosovës dhe në qendra të tjera të rëndësishme”, tha Sejdiu, duke premtuar përkrahjen e tij për projektet e bibliotekave nëpër shkolla.
Fondi i librave të kësaj biblioteke është dhuruar nga Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës.
Pas përurimit të bibliotekës, nxënësit e shkollës fillore “Xhemail Mustafa” shfaqën një program artistik.

Në ceremoninë e hapjes së bibliotekës së Shkollës fillore “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë, përveç nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Avdullah Hotit, dhe zyrtareve tjerë komunal, ishin të pranishëm edhe presidenti i vendit Fatmir Sejdiu, dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës, Sali Bashota.