Tani më zyrtarët e komunës së Prishtinës kanë biseduar me kompaninë e cila patë fituar tenderin për furnizim me farëra dhe pleh artificial, të cilës i është pezulluar kontrata, pas reagimeve të fermerëve dhe analizave të bëra në institutin e akredituar, ku sipas rezultateve ka rezultuar se plehu i ofruar nga kompania “Semenarna”,nuk i plotëson kriteret e kërkuara sipas standardeve.
Po ashtu Komuna e Prishtinës, njoftojmë opinionin se analizat e sjelluara nga përfaqësuesi i kompanisë në fjalë nuk janë të sakta, sepse nuk janë bërë në institut të akredituar nga ministria përkatëse.
Gjatë këtyre ditëve udhëheqja komunale ka biseduar edhe me udhëheqjen sindikale të fermerëve të Komunës së Prishtinës, të cilët i siguruar se do të jenë përfitues të farave dhe plehut artificial sipas proceduarve që janë ndjekur deri më tani.
Ndërkohë, zyra e Prokurimit e Komunës së Prishtinës, është duke zhvilluar procedurat ligjore për shfuqizimin e kontratës me kompaninë “Semenarna”.
Ndryshe, Komuna e Prishtinës nga buxheti i saj ka ndarë një shumë të mjeteve që t’iu dalë në ndihmë bujqve, dhe përfitues do të jenë me 75 tonelata pleh artificial dhe me 4000 kg. farë misri do të jenë 60 fermerë.
Komuna e Prishtinës informon të gjithë fermerët të cilët kanë qenë përfitues të projektit për furnizim më farëra dhe pleh artificial, se një një afat sa më të shkurtër kohorë do të kompensohen ose më farë dhe pleh ose një të holla në kundërvlerë.