Ndërkaq, po sot, në orën 10.00, inspektorët e ndërtimit, do të bëjnë rrënimin e një objekti në përdhese në lagjen “Mati 1”, ku investitorit i është përgatitur leja ndërtimore sipas planit rregullues, mirëpo investitori nuk është lajmëruar në komunë për t’i paguar taksat, dhe për ta tërhequr lejen dhe ka filluar me ndërtim. Pas këtë rrënimi do të largohen shtyllat mbajtëse në dy objekte kolektive po në të njëjtën lagje, investitorët e të cilave kanë bërë tejkalimin e lejes ndërtimore.
Puna e sotme e inspektorëve të komunës do të mbështetet nga Policia e Kosovës, si dhe nga punëtorët e N.K. “Hortikultura”.
Inspektorati komunal i Komunës së Prishtinës, sot, nga ora 10.00, do të vazhdojë me lirimin hapësirave publike, për sot është paraparë të ndërhyhet për lirimin e hapësirave komunale në rrugën “ Fehmi Agani”, ( te kafet e vigla), ku do të rrënohet një tarrace e N.P.H “Troci”, për të vazhduar më largimin e të gjitha mbulojave statike të kafiterive që gjendën në këtë rrugë, të vendosura të gjitha pa leje të organit kompetent komunal.