Pas këtij dyshimi, përfaqësuesi i Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim i Komunës së Prishtinës, Fexhri Hyseni i shoqëruar nga Gani Dobratiqi, kryetari i seksionit sindikal të fermerëve të Komunës së Prishtinës, kanë bërë vizita tek disa fermerë që ishin furnizuar me artikujt e lartë cekur dhe kanë marrë mostrat e tyre dhe i kanë dërguar në një laborator të licencuar, për t’i bërë analizat rreth cilësisë së plehut.
Pas kryerjes së analizave ka rezultuar se plehu artificial nuk i plotëson standardet e kërkuar dhe nuk përkon më atestet e sjella dhe dokumentacionin nga furnizuesit.
Sipas atesteve në laborator të licencuar ka dalë që shumë pleh artificial që është i papërshtatshëm për plehërosje, kështu që Komuna e ka pezulluar kontratën me kompaninë “Samenarna”, e cila edhe do të penalizohet.
Ndryshe, Komuna e Prishtinës nga buxheti i saj ka ndarë një shumë të mjeteve që t’iu dalë në ndihmë bujqve, dhe përfitues do të jenë me 75 tonelata pleh tjetër dhe 4000 kg. farë misri do të jenë 60 fermerë.
Komuna e Prishtinës, përkatësisht, Zyra e prokurimit ka pezulluar kontratën e nënshkruar me kompaninë “Semenarna”, e cila kompani i ishte përzgjedhur nga zyra e prokurimit për furnizimin e fermerëve me farë misri dhe plehra artificiale për mbjelljen pranverore.