Sokol Havolli
E-mail: sokol.havolli@rks-gov.net
Asistente: edona.krasniqi@rks-gov.net
Tel: 038/233-120
Drejtoria e Investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave
Harton programin zhvillimor afatgjatë dhe afatmesëm të infrastrukturës në nivel të komunës, në përputhje dhe në bashkëpunim me bashkësitë lokale dhe në harmoni me zhvillimin urbanistik të vendbanimeve dhe viseve rurale;
Përcjell dhe studion rrjedhat e zhvillimit të infrastrukturës së komunës dhe cakton kriteret e ndërtimit të infrastrukturës rrugore;
Përgatit detyrat projektuese dhe bën kategorizimin e objekteve të infrastrukturës lokale dhe rurale;
Harton projektet e vogla të infrastrukturës, sipas kërkesave të bashkësive lokale;
Lëshon leje për ndërtim (të infrastrukturës rrugore) dhe leje për gropim dhe hapje të kanaleve, të cilat i bëjnë ndërmarrjet publike si dhe leje për kyçje individuale të qytetarëve në rrjetin e infrastrukturës;
Cakton organin mbikëqyrës për mbikëqyrjen dhe komisionin për kontrollim teknik të objekteve të ndërtuara, në bashkëpunim me Departamentin e prokurimit;
Është përgjegjëse për menaxhimin (mbikëqyrjen) e ndërtimit, rindërtimit dhe sanimit të infrastrukturës rrugore (kanalizimet fekale, atmosferike, kabllore, ujësjellësin, asfaltimin, ndriçimin publik, sinjalizimin horizontal dhe vertikal) në qytet dhe vise rurale;
Kontrollon dhe mbikëqyrë cilësinë dhe ngjeshmërinë e materialit ndërtimor, nëpërmjet laboratorit të licencuar për përputhshmërinë me norma teknike të pranuara në nivel ndërkombëtar dhe të BE – së;
Bashkëpunon me organin e prokurimit, me qëllim të jetësimit të kontratave të nënshkruara për kryerjen e punimeve të infrastrukturës lokale;
Kryen punë nga lëmi i gjeodezisë për nevoja të Drejtorisë;
Ruan dokumentacionin e eksproprijimit të pronave gjatë viteve të mëhershme që janë në interes të Komunës;
Arkivon dokumentacionin teknik të infrastrukturës lokale.
Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave, është e organizuar në këta sektorë: