Ftoheni të merrni pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit të Manifesta 14.
Manifesta është Bienalja e Evropës Nomadike, e mbajtur në një qytet pritës të ndryshëm çdo dy vjet. Në vitin 2018 është organizuar në Pallermo, kurse në vitin 2020 udhëton për në Marseje, Francë. E themeluar në vitin 1990 si një bienale evropiane e artit bashkëkohor është ngjarje e madhe ndërkombëtare e artit, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota.
Konferenca do të mbahet ditën e Premte, datë 3 Maj, me fillim në ora 10:45 në Modelariumin e Arkitekturës (prapa Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë), me këtë rend dite:
11:00-11:05 Blerta Basholli, Drejtoreshë e Kulturës, Hapja e Ceremonisë së nënshkrimit të protokollit- Manifesta 14
11:05- 11:10 Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës
11:10-11:15 Hedwig Fijen, Drejtoreshë e Manifestës
11:15- 11:20 Kujtim Gashi, Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit
11:20 Nënshkrimi i protokollit- Manifesta 14 Prishtina
11:30- 12:00 Konferencë për media/ pyetje përgjigje për gazetarë
12:00-13:00 Koktej rasti dhe muzikë
Ju ftojme ta ndiqni!