Gjatë Javës së Gjelbër, kur shënohen edhe disa ditë ndërkombëtare të rëndësishme që kanë të bëjnë me ambientin, Prishtina do të promovojë aktivitete të shumta, webinar, seminare, projektet për Prishtinën e Gjelbër, dhe shumëçka tjetër.
Në Prishtina Green Week do të ketë aktivitete të shumta në lidhje me rëndësinë e Prishtinës së Gjelbër, si një projekt i Komunës së Prishtinës.
Gjendemi në një periudhë të rëndësishme, ku e kemi parë se si ngjyrat e Prishtinës janë rikthyer me përdorimin më të vogël të veturave. Po investojmë në shtigje të biçikletave, gjelbërim dhe sidomos në Planin e Mobilitetit, me idenë që të ketë sa më shumë gjelbërim e ajër të pastër.
Prishtina Green Week do të jetë një ngjarje e madhe, në rikthimin e plotë të fokusit në gjelbërim e ambient, jo vetëm për qytetarët e Prishtinës, por për gjithë Kosovën.
Faleminderojmë shumë për bashkëpunimin:
EBRD
European Union në Kosovë
GIZ
MOTT MCDONALD
Balkan Green Foundation
INDEP
Rockefeller Brothers Fund
Heinrich Boll Stiftung
Klubi Alpin Prishtina
NPB
1010
Te Pema
ARMATA
DokuFest
Te bashkangjitur e keni agjenden e aktiviteteve.