Drejtoresha për Kulturë Vlora Dumoshi pasi ndau diplomat premtoi mbështetje të mëtejme në të ardhmen për Klubin e Ambasadorëve të rinj dhe Qendrës Kulturore të Fëmijëve. “Prioritet i Drejtorisë për Kulturë do të jetë mbështetja e aktiviteteve të shumta që ka Qendra në objektin rekreativ që pritet së shpejti të përfundoj në ‘Gërmi’ ku do të ndërtohen 13 këmbë-shtëpiza ku fëmijët do të mund të zhvillojnë aktivitete të ndryshme kulturore”, tha drejtoresha Dumoshi.
Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës, sot, ka ndarë diploma për Ambasadorët e rinj, të cilët kanë përfunduar me sukses aktivitetin e tyre në Klubin e Ambasadorëve. Në ceremoninë e ndarjes së diplomave ishte prezentë edhe Vlora Dumoshi, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Sport dhe Rini në Komunën e Prishtinës.