Aktivitetet kryesore me rastin e shënimit të “Ditës Botërore të Shëndetësisë 2010”, motoja e të cilës është “1000 Qytete 1000 Jetë”, do të organizohen në qendër të qytetit në rrugën “Luan Haradinaj”, ku do të paraqiten:
– Asamblistët e rinj të angazhuar;
– Kori i të rinjve “Xixëllonjat;
– Grupi i të rinjve –me valle;
– Bendi muzikor i të rinjve;
– Ecje e lirë e pensionistëve dhe e Shoqatës se grave pensioniste;
-Matja e indeksit trupor dhe matja e shtypjes së gjakut – nga ana e infermiereve;
– Pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuara – HANDIKOS ;
– Akrobatet nga Ferizaj;
– Karateistet nga Prishtina;
– Ecje e lire e të gjitha grupmoshave dhe sidomos e nënave me fëmijët në karroca.
Ftohen përfaqësuesit e mediave t’i përcjellin këto aktivitete
Komuna e Prishtinës, Organizata Botërore e Shëndetësisë, UN-Habitati, të dielën më 11 prill të këtij viti, nga ora 10:00 deri në orën 16:00, me rastin e Ditës Botërorë të Shëndetësisë, me një varg aktivitetesh do të promovojnë jetën e shëndetshme.