Kryetari Mustafa zbuloi edhe pllakën përkujtimore të Hilimi Rakovicës , që u bë sot , me rastin e ditës së kësaj shkolle që mbanë po këtë emër.
Duke i përshëndetur familjaret e Hilmi Rakovicës, kryetari Mustafa tha se “pata nderin që ta zbuloj pllakën përkujtimore sepse është një nder i madh që kjo shkollë bartë emrin e një veprimtari të tillë të arsimit dhe të një veprimtari kombëtarë”.
“Ne po bëjmë përpjekje maksimale që të krijojmë kushte të mira për nxënësit e tanë sepse ata janë ardhmëria jonë, që ata të shkollohen mirë të arsimohen mirë dhe të edukohen mirë që të jenë të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë dhe në vendet e tjera, sepse ata nesër do të futën në tregun evropian të punës aty ku do të integrohemi edhe ne, edhe ne, jemi të interesuar që ata t’i përgatisim mirë që të jenë të shkolluar mirë që të jenë të aftë dhe të jenë bartës të zhvillimit tonë”, tha kryetari Mustafa para nxënësve, arsimtarëve dhe të ftuarave tjerë me rastin e ditës së kësaj shkolle.
Ndëkaq, drejtori i shkollës fillore “Hilmi Rakovica”, tha se sot “shpalosëm pllakën përkujtimore kushtuar mësuesit dijetarit dhe veprimtarit të devotshëm të çështjes kombëtare Hilmi Rakovica, njeriu që dha shumë për liri dhe pavarësi të Kosovës”.
“Sot, ne vendosem gurthemelin për ndërtimin e 12 dhomave të mësimi dhe së shpejti do të rregullohet salla e edukatës fizike këto janë dy projektet kapitale në shkollën tonë të cilat projekte krijojnë hapësirë dhe kushte më të mira për nxënës. Me realizimin e këtyre projekteve shkolla jone po i plotëson kërkesat e shkollës bashkëkohore moderne”, Brajshori.
Për të pranishmit nga nxënësit e kësaj shkolle u shfaq një program i pasur kulturor.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa me bashkëpunëtorë dhe me përfaqësuesit e USAID-it, sot, ka marrë pjesë në ceremoninë e vënies së gurtit të themelit të aneksit të shkollës fillore “Hillmi Rakovica”, në lagjen “Kodra e Trimave”.