“Ky Këshillë ka funksionar edhe gjatë vitit të kaluar, ku ne së bashku kemi diskutuar shumë çështje që kanë të bëjnë me sigurinë qytetarëve në bashkësi”, tha Mustafa duke shtuar se marrë në përgjithësi siguria e përgjithshme në Komunën e Prishtinës ka qenë dhe vazhdon të jetë e qetë”, tha Mustafa.
Në këtë mbledhje u bë konstituimi i dhe plotësimi me anëtarë të rijnë të këtij Këshilli.
Për punën e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, para anëtarëve të Këshillit për Siguri në Bashkësi, raporti Rexhep Sijarina, ud. zv.drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës.
“Gjendja e sigurisë në rajonin e Prishtinës mund të cilësohet e qetë përgjithësisht”, tha Sijarina duke shtuar se tek të gjitha kategoritë e veprave të pa ligjshme, me përjashtime ka rënie krahasuar më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sijarina foli për komunikacionin në përgjithësi, ofrimin e asistencës për inspektorateve të komunës, sigurinë në shkolla, për lokalet e natës nga të cilat nuk respektohet orari i punës e etj.
Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, tha se bashkëpunimi i institucioneve komunale dhe Policisë Rajonale është shumë i mirë, kemi mbështetje dhe asistence të vazhdueshme në jetësimin e vendimeve tona dhe shpresojmë se ky bashkëpunim do të jetë i vazhdueshëm në parandalimin e krimeve të çfarëdo natyre qofshin dhe sigurimin e lëvizjes së lirë dhe ruajtjen e pronës për të gjitha komunitet që jeton në komunën e Prishtinës.
Ndërkaq, Agim Gashi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë Civile në Komunën e Prishtinës, informoi përfaqësuesit e këtij Këshilli për fillimin e formimit të këshillave të banesave si dhe për çështje terja që lidhën me sigurinë në bashkësi.
Në këtë mbledhje diktuan edhe anëtarët tjerë të këtij këshilli, Shefqet Sylejmani, Arif Krasniqi, Idriz Berisha, Elisa Hoxha etj.
Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Prishtinës sot, mbajti mbledhjen konstituive pas zgjedhjeve lokale ashtu siç parashihet me ligj, të cilën e kryesoi kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.