Pas sqarimeve të kryesuesit dhe drejtorëve të Drejtorive përkatëse lidhur me për harmonizimin e rregulloreve me dispozitat e ligjeve, akteve nënligjore dhe me Statutin e komunës, dhe diskutimeve, propozimeve dhe sugjerimeve të kryetarëve të grupeve parlamentare dhe këshilltarëve tjerë komunal, me shumicë votash u miratuan: rregullorja për përbërjen dhe kompetencat e komiteteve; rregullorja për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të komunës së Prishtinës; rregullorja për leje pune të organizatave të biznesit të komunës së Prishtinës; rregullorja për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit të komunës së Prishtinës; rregullorja për shërbimin e transportit me “merimangë” në territorin e komunës së Prishtinës, si dhe vendimi për lejimin e mjeteve financiare për shujtën ditore të shërbyesve civilë të Komunës së Prishtinës. Po ashtu sot, u miratua nga këshilltarët komunal edhe vendimi për rritje të mjeteve financiare nga planifikimi i përgjithshëm i të hyrave vetjake të Drejtorisë së Arsimit.
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, të cilën e udhëhoqi kryesuesi, Sami Hamiti, i diskutuan dhe u miratuan me propozime dhe zgjerime pikat e rendit të ditës të parapara për këtë seancë.