Më pas këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, miratuan Rregulloren për shërbimet publike, dhe votuan që Rregullorja për sigurinë në punë, shëndetin dhe mjedisin e punës në shërbimin civil komunal, të dalë në diskutim publik.
Po ashtu sot asamblistët komunal miratuan rregulloren për shfrytëzim të përkohshëm të pronës komunale, për vendosjen e objekteve të përkohshme;
propozimvendimin për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim me qira, për bizneset që ushtrojnë veprimtarinë në Zonën e Hekurudhës, dhe Propozimvendimin për shfuqizimin e Vendimit për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të objektit të Arkivit Komunal, Akademisë (shkollës) Gjermane për të Rritur (AGEF), 01 nr. 353-1774, të dt. 24.9.2002.
Në këtë seancë të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, u miratua edhe propozim vendimi për rishikimin e buxhetit për vitin 2010.
Për të gjitha pikat e rendit të ditës përveç kryetarëve të grupeve parlamentare diskutuan edhe këshilltarë tjerë komunal.
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, të cilën e udhëhoqi kryesuesi, Sami Hamiti, i diskutuan dhe u miratuan pikat e rendit të ditës të parapara për këtë seancë.