Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtës dhe Shpëtimit, nesër më 16 prill të këtij viti, në orën 10.45, në objektin e ri të komunës në lagjen “Arbëria”, organizon një ushtrim metodiko- praktik për mënyrën e përdorimit te mjeteve kundër zjarrit, si dhe do te demonstrohet evakuimi i shërbyesve civil dhe palëve të cilët gjenden në atë kohë në ndërtesën e komunës. Ushtrimi ka për qëllim reagimin e punonjësve në raste te fatkeqësive natyrore apo fatkeqësive tjera .
Lidhur më këtë ushtrim nuk kanë njohuri punëtorët e komunës së Prishtinës, ushtrimi dhe reagimi do të jetë spontan.
Ftohen përfaqësuesit e mediave të përcjellin këtë ngjarjeje.