Kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa dhe përfaqësuesi i OJQ-së “One to One Children’s Fund”, Bajram Maxhuni, sot, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për Ofrimi i shërbimeve sociale për fëmijë me nevoja të veçanta dhe për fëmijë të braktisur e të neglizhuar. Ky projekt është mbështetur nga Komisioni Evropian-Zyra e Ndërlidhjes për Kosovë – ECLO,
Me rastin e nënshkrimit të memorandumit u tha se qëllimi i këtij projekti është të kontribuohet në fuqizimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë për t’i plotësuar përpjekjet e suksesshme të Qeverisë në reformimin e sektorit social, përfshirë plotësimin e boshllëqeve në ofrimin e shërbimeve dhe asistimin në decentralizimin e qëndrueshëm të sektorit të shërbimeve sociale.
Ndërkaq, qëllim specifik do të jetë përkrahja e ofrimit të qëndrueshëm të shërbimeve sociale të bazuara në komunitet për grupet më vulnerabile të fëmijëve në komunat e Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Graçanicës dhe Shtimes.
Përfituesit të projektit dot jenë së paku 660 fëmijë më vulnerabilë të komunave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Graçanicës dhe Shtimes që do të marrin shërbime të qëndrueshme sociale të bazuara në komunitet, dhe organizatat relevante lokale të shoqërisë civile dhe institucionet qeveritare.
Prishtinë, 29 mars 2010
Komuna dhe One to One Children’s Fund ofrojnë shërbime sociale për fëmijët me nevoja të vecanta