Ndërkaq, Ibush Kelmendi, shefi sektorit për emergjencë tha se “Drejtoria për Shërbime Publikeve, Mbrojtje dhe Shpëtim ka përgatitur një planë e reagimit emergjent për evakuimin e punëtorëve në rast
rreziku kundër zjarrit në objektet e komunës. “Kjo është përgjegjësi e jona dhe dëshiroj t’iu njoftoj edhe juve me
këtë plan. Ne kemi zgjedhur ekipet për evakuim të punëtorëve dhe palëve që janë në komunë. Të gjithë punëtorët në rast alarmi duhet të jeni të përgatitur që mos bëni panik dhe të kujdeseni së pari për të
vjetrit dhe personave me nevoja të veçanta”, tha ai.
Ndër të tjetra Kelmendi ka sqaruar: “Me të marr lajmin për fatkeqësi, duhet t’i mbyllni dyert dhe dritaret e zyrave, marrjen e pajisjeve dhe dokumenteve me rëndësi. Nuk duhet të vraponi për të dalë jashtë. Duhet
të jeni të qetë. Përdorini shkallët emergjente dhe kur të dilni jashtë grumbulloheni në një vend karshi objektit. Lajmëroni zjarrfikësit dhe ekipet për evakuim për kolegët të cilët mund të kenë mbetur brenda.
Nëse jeni në katin e parë, mund t’i hapni dritaret dhe të dilni nga dritarja, e nëse jeni në kate me të lartë, i hapni dritaret dhe jepni sinjal se jeni brenda. Prisni aty derisa t’iu vijë ndihma”, tha Kelmendi.

Në rast rreziku nga zjarri Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Prishtinës ka demonstruar sot mbrojtjen nga zjarri dhe evakuimin e punëtorëve. Agim Gashi, drejtor i
Drejtorisë Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim i ka njoftuar të gjithë punonjësit se si duhet vepruar në raste të tilla.
“Në rast emergjent duhet të jeni të kujdesshëm për t’i lëshuar zyrat. Ne do të vazhdojmë t’i trajnojmë edhe punëtorët në objektin e vjetër të komunës. Duhet të jemi të përgatitur që në rast rreziku të veprojmë më kujdes”, tha Gashi.