Komuna e Prishtinës ka konkurruar me disa projekte gjatë muajit gjatë dy muajëve t fundit në këtë ministri, ku komisioni i kësaj ministrie ka përzgjedhur këtë projekt për ta financuar.
Ky projekt është në linjë me objektivat e Komunës së Prishtinës, për shtimin e hapësirave të gjelbëruara me qëllim të përmirësimin të cilësisë së jetës së qytetarëve.
Realizimi i këtij projekti do të kontribuojë edhe në zbutjen e papunësisë, pasi që gjysma e të punësuarve gjatë realizimit të këtij projekti do të merren nga regjistri i të papunëve në Zyrën e Punësimit në Prishtinë.
Realizimi i këtij projekti pritet të fillojë brenda pak ditëve.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti dhe Nenad Rashiq, ministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenës Sociale, sot, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, për një donacion në shumë prej 153 mije euro, që do të shfrytëzohen nga Komuna e Prishtinas për rregullimin dhe gjelbërimin e hapësirave publike dhe gjelbërimin e oborreve të institucione shkollore.