Në kuadër të këtij plani, qyteti i Prishtinës është ndarë në disa zona dhe janë caktuar ekipet e inspektorëve.
Inspektimi në terren për ndalimin e ndërtimeve pa leje, uzurpimin e hapësirave publike dhe pronës komunale, hedhjen e mbeturinave dhe mbetjeve inerte në hapësira publike, respektimin e orarit të punës së bizneseve, parkimin ilegal dhe për të gjitha çështjet që janë të lidhura më inspektonin, do të jetë gjatë 24 orëve.
Për të krijuar në ambient sa më të mirë për qytetarë, Komuna e Prishtinës fton qytetarët që të paraqesin të gjitha rastet e shkeljeve të ligjit dhe rregulloreve komunale në numrat e telefonit 038/245 666 dhe 038/ 245 777. Këta numra janë në dispozicion gjatë 24 orëve, dhe thirrjet do të mbesin kofidenciale.
Në kuadër të këtij plani, sot, inspekcioni i ndërtimit, pas përfundimit të proceduarave të parapa ligjore ka bërë rrënimin e disa ndërtimeve pa leje. Fillimisht është rrënuar objekti i Fehmi Pajaziti, në lagjen “Kalabria”, për të vazhduar më pastaj më rrënimin e disa objekteve në lagjen “Qëndresa”, në fshatin Cagllavicë, ku janë rrënuar objektet e Hilmi Piraj, Ymer N, (N.N), Petrit Halilajt, dhe objekti i Sahit Racajt.
Rrënimi i këtyre ndërtimeve është kryer nën asistencë të Policisë së Kosovës (PK-së), dhe nuk është shënuar asnjë ekses.
Ftohen qytetarët të cilët pretendojnë të ndërtojnë pa leje në territorin e komunës së Prishtinës, që të mos fillojnë të ndërtojnë pa leje, dhe inkurajohen ata që paraprakisht të pajisen më leje ndërtimi, sepse në të kundërtën do t’u shemben ato.
Po ashtu sot edhe gjatë javës së kaluar inspekcioni komunal ka bërë lirimin e disa hapësirave publike në lagje të ndryshme të qytetit, operacione të tilla do të jenë të vazhdueshme.
Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Inspekcionit, ka përgatitur planin operacional lidhur me inspekcionin ndërtimor, inspekcionin e tregut, inspekcionin komunal dhe inspekcionet e tjera.