Për implementimin e këtij projekti Komuna e Prishtinës, ka ndarë 200 mijë euro.
Për të konkurruar në këtë projekt fermerët duhet plotësuar kriteret e përcaktuara si më poshtë:
Konkurruesit të kenë pronën në territorin e Komunës së Prishtinës, dhe të jetë banorë i saj,
Mbështeten fermerët me një sipërfaqe prej 0,50 ha,
Pemishtja duhet të jetë bllok (sipërfaqe jo më të vogël se 0,50 ha),
Mundësia e ujitjes së kësaj sipërfaqe,
Përgatitja e parcelave për mbjelljen e fidanëve,
Ndjekja e trajnimeve relevante në pemëtari.
Dokumentacioni i nevojshëm:
Kërkesa për aplikim,
Kopja e një dokumenti identifikues,
Certifikata mbi pronësinë e tokës dhe kopjen e planit si edhe
Dëshmi për shlyerjen e tatimit mbi pronën.
Afati i konkurrimit do të jetë 20 ditë nga momenti i publikimit të ofertës.
Komuna e Prishtinës-Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim, njoftohen të gjithë fermerët e territorit të Komunës së Prishtinës, që ta aplikojnë në projektin ”Përkrahja e fermerëve në pemëtari”.