Agjenda:
11:00 – 11:45- Kryetari i Komunës Isa Mustafa, bënë përurimin e parkut të lodrave për fëmijë në fshatin SOS Kinderdorf, ndërtimi i të cilit është mbështetur nga kompania vendore ‘Meridian.’
11:00 – 12:00- Karvani i Shkrimtarëve
– Orë letrare që do të mbahet në sheshin ‘Nëna Terezë’
12:00 – 16:00 Kryetari i Prishtinës Isa Mustafa, në Bulevardin “Nëna Terezë”, bënë hapjen e programit për fëmijë, ku janë paraparë aktivitete të ndryshme kulturore .
Grupet pjesëmarrëse dhe aktivitetet e programit janë:
-Grupet artistike të fëmijëve të Prishtinës.
-Aktivitetet e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
-Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës.
-Grupet artistike të shkollave të Prishtinës.
-Korri ‘Xixëllonjat,’ korri ‘Zërat gazmorë,’ ‘Mjellmat.’
-Grupet e përformuesëve dhe të valltarëve
14:00 – 15:00 ‘Broken Dreams’ me projektin ‘KosovAmbient Song’
Takim i këngëtares dhe artistes zvicerane Alexandra Prusa me fëmijët kosovarë të cilët vizatojnë dhe shkruajnë dëshirat e tyre për mjedisin në të cilin jetojnë.
Fëmijët do të mund të bashkëbisedojnë me ambasadoren e nderit të UNICEF-it Alyssa Milano.
19:30 – 12:00 Koncert i artistes Alexandra Prusa në kuadër të projektit ‘KosovAmbient Song’
20 këngë-dëshira të fëmijëve, të kompozuara nga kompozitorët Kosovarë.
Ky manifestim do të transmetohen drejtpërdrejt nga RTK.
Ftohen përfaqësuesit e mediave t’i përcjellin këto aktivitete
Me rastin e “1 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve”, Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Kulturë, Rinisë dhe Sportit, ka organizuar një varg aktivitetesh, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa me bashkëpunëtorë.