Kjo u bë e ditur sot, në një takim që pati nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti, me udhëheqjen e Sindikatës së Shërbimit Civil të Komunës së Prishtinës.
“Udhëheqja komunale ka shqyrtuar me kujdes memorandumin e mirëkuptimit dhe ka analizuar pozitën jo të mirë të shërbyesve civil, pagat e ulëta dhe standardin e lartë të jetesës. Kryetari Mustafa duke i shqyrtuar mundësit buxhetore dhe gjendjen e shërbyesve civil ka marr vendim që të zbatohet pjesa e memorandumi i nënshkruar nga Qeverisë Kosovës dhe përfaqësuesit e Sindikatë së Shërbimit Civil të Kosovës”, u tha Hoti sindikalistëve komunal.
Në emër të Sindikatës së Shërbyesve Civil të Komunës së Prishtinës, Ndue Kalaj, falënderoi udhëheqjen komunale për mirëkuptim. “Kjo formë e ndihmës është shumë e mirëseardhur për shërbyesit civil të komunës që sadopak secili ta ketë mundësinë që gjatë ditës të ketë mundësi të merr një shujt ditore”, tha Kalaj.
Prishtinë, 26 mars 2010
Mbështetur në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar midis përfaqësuesve të Qeverisë Kosovës dhe përfaqësuesve të Sindikatë së Shërbimit Civil të Kosovës, më datë 10 mars 2010, Komuna e Prishtinës nga 1 prilli 2010, do të filloj pagesën e shujtës ditore në vlerë prej 2 euro për të gjithë shërbyesit civil të administratës.