Nga semaforët kryesor në afërsi të objektit të Katedrales, ana e djathtë deri tek lagjja “Lakërishte”( ku janë duke u zhvilluar punimet e rreth-rrotullimit nga MTT-së), komunikacioni do të zhvillohet në të dy kahet, nga një shirit, ndërkaq në anën tjetër të rrugës zhvillohen punimet.
Drejtoria për Infrastrukturë Lokale ë Komunës së Prishtinës, gjatë dy ditëve të pushimit do të përkujdeset për vendosjen e shenjave të komunikacionit.
Ftohen qytetarët që kenë mirëkuptim, deri në përfundimin e këtij projekti.
Komuna e Prishtinës, informon të gjithë qytetarët, se nga data 7 qershor ( e hënë) i këtij, në Bulevardin “Bill Klinotn”, për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës, dhe fillimit të punimeve të nënkalimit, në afërsi të objektit të KEK-ut, lëvizja e automjeteve do të zhvillohet vetëm në njëren pjesë të rrugës.