Në njoftimin e datës 1 mars 2010, me titull “Në vendin e punës sulmohet roja e parkut të qytetit”, lëshuar nga Zyra për marrëdhënie me publikun e Komunës së Prishtinës, lidhur me sulmin ndajë rojës se parkut te qytetit, gabimisht është shkruar mbiemri Restelica, në fakt është sulmuar Liridon (Gafurr)Shala, nga Komuna e Lipjanit.
I kërkojmë ndjesë për këtë lëshim, Liridon Shalës dhe familjes së tij.