Anëtarët e KPF-së, pas diskutimit të nënkryetarit të Komunës, Avdullah Hoti, diskutimeve të anëtarëve të këtij Komiteti, dhe sqarimeve të drejtorëve të Drejtorive, me disa vërtetje dhe sugjerime miratuan Raportin vjetor për vitin 2009.
Po në këtë mbledhje anëtarët e KPF-së miratuan Propozimvendimin për caktimin e lokacionit për objektin e Qendrës së zjarrfikëseve, Propozimvendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Planit rregullues të lagjes “Mati 1” në Prishtinë, Propozimvendimin për miratimin e Planit rregullues për lagjen “Muhaxhirët” në Prishtinë, Propozimvendimin për bartje të mjeteve nga viti 2009 në vitin 2010
Pikat e rendit të ditës të miratuara nga KPF-ja do t’i kalohen Kuvendit të Komunës së Prishtinës për miratim.
Ndërkaq, pas diskutimeve të të pranishëmve dhe përgjigjeve nga ana e ekspertëve të urbanistikës anëtarët e KPF-së, dhanë pëlqimin për fillimin e zbatimit të manualit për legalizimin e ndërtimeve pa leje
Për të gjitha pikat e rendit të ditës diskutuan anëtarët e këtij komiteti Sami Hamiti (LDK), Shemsi Veseli (PDK), Aziz Pacolli (AKR), Vjollca Krasniqi (LDK), Shefqet Sylejmani (AAK)etj.
Prishtinë, 17 mars 2010
Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Prishtinës, sot, mbajti mbledhjen e radhës të cilën e udhëhoqi kryesuesi i këtij komiteti, Sami Hamiti.