Ndryshe vlera e përgjithshme e këtij projekti është 3 milion e 140 mijë euro, dhe punimet ekzekutohen nga kompania “Çlirimi”
Vendtakimi me përfaqësuesit e mediave dhe pjesëmarrës tjerë është në afërsi të ndërtesës së EULEX-it- (ish ndërtesa e Farmedit), në rrugën “Muharrem Fejza”.
Transporti për gazetarë i siguruar nga komuna, nisja nga objekti i komunës bëhet në orën 11:40.
Ftohen përfaqësuesit e mediave të jenë pjesëmarrës gjatë kësaj vizite.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa dhe ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH-së), Mahir Yagcilar, sot, më 3 qershor, në orën 12.00, do t’i vizitojnë punimet në ndërtimin e rrugës B, rrugë që lidh lagjet “Mati 1” dhe “Kodra e Diellit”.