“Ndërtimi i kësaj rruge është investim i përbashkët i Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Ambientit, ku vitin e kaluar kemi ndarë 530 mijë euro, ndërsa kjo ministri ka ndarë 470 mijë euro.Në këtë vit me buxhet kemi parapri t’i investojmë në këtë projekt 1 milionë euro, po aq mjete ka edhe Ministria e Ambientit. Kjo që po shihni është faza e parë me gjatësi rreth 700 metra, e cila përafërsisht do të kushtojë rreth 3 milion e 100 mije euro. Ndërkaq i tërë projekti i rrugës në gjatësi prej 2.2 km, do të kushtoje rreth 7 milion euro”, sqaroi kryetari i Prishtinës.
“Kjo rrugë do të jetë e gjerë 36 metra, do ti gjashtë krosi, me shiritin ndarës për biçikleta, tre shirita të gjelbër dhe me një kanal të gjelbër anësorë, i cili do të ndihmojë që në rast të vërshimeve apo të ujërave të bëjë akumulimin, dhe po ashtu do të shfrytëzohet si sipërfaqe e gjelbër për qytetarët dhe për fëmijë” tha i pari i Prishtinës.
“Realizimi i këtij projekti mundëson lidhjen e këtyre dy pjesëve të qytetit dhe të krijohet një infrastrukturë e cila do ta ndihmojë edhe për Prishtinën e Re, po ashtu do ta funksionalizojë tërë këtë pjesë të qytetit. Përveç kësaj do të ndërtohen edhe rrugët ndërlidhëse me rrugën “Agim Ramadani”, dhe me rrugët tjera që lidhen me lagjen “Kodra e Diellit”, si dhe do të ndërtohet një rreth-rrotullim i cili do të mundësojë një zhvillim shumë më efikas të komunikacionit”, tha Mustafa , duke shtuar se ky projekt përmban komplet infrastrukturën nëntokësore, e cila do të sigurojë bartjen e ujërave të zeza për këtë pjesë të qytetit.
Ndërkaq, Mahir Yagcilar , ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tha se “ky projekti është i rëndësishëm për kryeqytetin e Kosovës, për shumë aspekte, si për rregullimin edhe komunikacionit, rregullimin e hapësirës, zbukurimin e kësaj pjese, mirëpo më e rëndësishmja është se përfundimisht do të largohen që do të ketë ndikim pozitiv në mbrojtjen e mjedisit.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, dhe ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH-së), Mahir Yagcilar , me bashkëpunëtorë, sot vizituan punimet ndërtimore ne rrugën “B”, rrugë e cila lidhe lagjet “Kodra e Diellit” dhe “Mati 1”.