Kryetari i Mustafa me këtë rast ka marr pjesë edhe në manifestimin e organizuar për nder të ditës së shkollës së mesme ekonomike në Prishtinë “Hoxhë Kadri Prishtina”. Kryetari Mustafa duke ju drejtuar mësimdhënëseve dhe nxënësve të kësaj shkolle tha se Prishtina është duke i kushtuar një rendësi të veçanet sistemit arsimor në vend duke investuar në rregullimin e sferës infrastrukturore e cila, por edhe në atë përmbajtjesore.
“Institucionet e Kosovës janë të obliguara që të afrojnë mundësi shkollimi dhe arsimimi për të gjithë dhe investimi në këtë fushë paraqet njërin ndër investimet me të dobishme dhe me frytdhënëse” ka thënë kryetari Mustafa, përderisa ka vlerësuar lartë kontributin e dhënë nga kuadrot e dala nga shkolla “Hoxhë Kadri Prishtina”.
Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa ka bërë inaugurimin e fillimit të punëve në rregullimin e parkut përball shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina” në që rast ka potencuar se kjo është edhe një dëshmi që kryeqyteti është duke krijuar hapësira të gjelbëruara dhe të përshtatshme për gjithë banoret e saj.