Në takimin me kryetarin e Vjenës, Michael Häupl, kryetari Mustafa pasi e falënderoj për ftesën dhe mikpritjen e bërë, theksoj se pas njohjes se pavarësisë së Kosovës nga shteti i Austrisë, tashme ndihma austriake për Prishtinën dhe Kosovën në përgjithësi duhet të kalohet në projekt konkrete, të cilat do të shkonin në favor të përmirësimit të kushteve të jetesës se qytetarëve.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin austriak dhe gjatë takimeve që ka pasur më zyrtarë të lartë vjenez, kryetari Mustafa ka theksuar se përvojat e qytetit të Vjenës në fushën e urbanizmit, trafikut urban dhe përvojat e mira në shumë sfera të jetës do të bartën në qytetin e Prishtinës përmes themelimit të ekipeve të përbashkëta të ekspertëve të dy kryeqyteteve.
Kryetari Mustafa me zyrtarë të lartë vjenez ka diskutuar edhe përvojat austriake në trajtimin e ujerave të zeza dhe mbeturinave, dhe në këtë aspekt është arritur pajtimi që përmes fondeve të Komisionit Evropian dhe të vet qytetit të Vjenës të angazhohen ekspert për përgatitjen e studimit të fizibilitetit për trajtimin e ujerave të zeza dhe mbeturinave.
Në fund të takimeve, kryetari Mustafa i ka bërë ftesë kryetarit të kryeqytetit austriak, Michael Häupl, i cili njëherësh është edhe guvernator i landit të Vjenës që të vizitoj kryeqytetin e Kosovës, ftesë të cilën Häupl e ka pritur me kënaqësi.
Kryetari i Komunës Prishtinës, Isa Mustafa dhe kryetari i kryeqytetit austriak, Michael Häupl, i cili njëherësh është edhe guvernator i landit të Vjenës, gjatë një takimi të përbashkët të zhvilluar Vjenë janë dakorduar për vendosjen e një bashkëpunimi në mes të dy kryeqyteteve, dhe në ketë drejtim bashkëpunim të veçantë të ketë në fushën e urbanizmit, trafikut urban, dhe trajtimit të mbeturinave.