“Ne si komunë jemi duke bërë përpjekje që për fëmijët te ndërtojmë këndë, parqe dhe kopshte, dhe do të përpiqemi që çdo kërkesë të fëmijëve ta realizojmë, tha kryetari Mustafa.
Fëmijët i përgëzuan për ditën e tyre drejtoresha e fshatit SOS Kinderdorf Nezahate Salihu, dhe donatori i projektit Hakif Gashi.
Kryetari i Prishtinës, me rastin e kësaj dite, i shoqëruar nga Avdullah Hoti, nënkryetar, Vlora Dumoshi , drejtoresh e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Agim Gashi, drejtor i Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, qëndroi në mesin e fëmijëve edhe në Bulevardin “Nëna Terezë”, ku Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kishte organizuar shumë aktivitete kulturore, dhe një program të pasur artistik, hapjen e të cilit e bëri kryetari i kryeqytetit, Isa Mustafa.
Në aktivitet morën pjesë këto grupe artistike të fëmijëve të Prishtinës; aktivitetet e fëmijëve me aftësi të kufizuara; Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës; Grupet artistike të shkollave të Prishtinës; “Xixëllonjat”, “Mjellmat”, dhe grupe të ndryshme të valltarëve.
Ndërkaq, në orët e pasdite fëmijë prishtinas do të takohen këngëtaren artisten zvicerane Alexandra Prusa , ku do t’i shkruajnë dëshirat e tyre për mjedisin në të cilin jetojnë, si dhe do të kenë mundësi të bisedojnë me ambasadoren e nderit të UNICEF-it, Alyssa Milano.
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me OSBE-në, ka mbajtur një ligjëratë me fëmijët e kryeqytetit, ku është debatuar për të drejtat dhe liritë e fëmijëve.
Ndërsa në orën 19:30, fillon koncert i artistes Alexandra Prusa, në kuadër të projektit “KosovAmbient Song”, ku do të këndohen 20 këngë-dëshira të fëmijëve, të kompozuara nga kompozitorët Kosovarë, koncert i cili do të transmetohen drejtpërdrejt nga RTK-ja.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, sot, me rastin 1 Qershorit- “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve “, bëri përurimin e parkut të lodrave për fëmijë në fshatin SOS Kinderdorf, në lagjen “Velani”. Projekt i cili është mbështetur nga kompania vendore “‘Meridian.”