Ndryshe, Drejtori e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, në bazat të përgjegjësive që ka, me qellim që provimi i maturës të menaxhohet sa më mirë që është e mundur.
Në Komunën e Prishtinës janë caktuar 11 qendra testimi, dhe atë në shkollat: SHMT "28 Nëntori"; Gjimnazi "Sami Frashri"; Gjimnazi "Xhevdet Doda"; SHMM "Dr. Ali Sokoli", SHF "Emin Duraku";SHF "Meto Bajraktari"; SHF "Faik Konica; SH "Xhemail Mustafa"; SHF "Dardania"; SHF "Hasan Prishtina”; dhe SHF "Ismail Qemali".
Po ashtu janë emëruar anëtaret e komisionit ne çdo qendër te testimit si dhe administruesit, vëzhguesit dhe monitoruesit. Nxënësit do paraqiten ne qendrat e testimit ne ora 9:00, ndërsa testi do te filloj ne ora 10:00.
Testi i maturës mbahet në 12 shkolla të mesme të kryeqytetit.
Ftohen përfaqësuesit e mediave ta përcjellin këtë vizitë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, nënkryetari Avdullah Hoti, dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Remzi Salihu, nesër më 5 qershor ( e shtune)në orën 10.00, do të vizitojnë SHM “Sami Frashri”, me rastin e mbajtjes së provimit të maturës.