Kryetari Mustafa ka siguruar Haxhën se do të mbështes projektet për zgjerimin e rrjetit të PTK-së.
“Që një lagje apo një shkollë e caktuar të ketë internet dhe qasje në telefoni fikse, ne do të bëjmë ç’është e mundur që të përkrahim projektet e PTK-së”, tha kryetari Mustafa.
Kryetari i Prishtinës dhe kryeshefi ekzekutiv i PTK-së ranë dakord që të përpilojnë një draft marrëveshje mirëkuptimi, për të specifikuar fushat e bashkëpunimit reciprok.
Prishtinë, 26 mars 2010
Kryetari i Komunës Isa Mustafa, priti sot në një takim kryeshefi ekzekutiv të PTK-së, Shyqyri Haxhën. Në këtë takim u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit reciprok dhe implementimin sa më efikas të projekteve të shumta infrastrukturore dhe telekomunikuese që ka PTK-ja.