Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin midis Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, në të gjitha fushat.
Kryetari Mustafa, e informoi ministrin Ferati për punën dhe aktivitet e komunës duke përmendur harmonizimin e rregulloreve komunale me ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, për ofrimin e shërbimeve për qytetarë dhe funksionim e tërësishëm të administratës komunale, si dhe për fillimin e realizimit të projekteve që janë paraparë për këtë vit.
Ndërkaq, ministri i MAPL-së, Sadri Ferati, tha se “kjo vizitë ka të bëjë në vazhdën e vizitave që do t’i kem me komunat për ta intensifikuar bashkëpunimin në për funksionimin sa më të mirë të komunave”.
Ministri Ferati e njoftoi kryetarin Mustafa për organizimin e një konference ndërkombëtare nga kjo ministri që do të mbahet në Prishtinë, më 6 dhe 7 maj të këtij viti, ku një numër i kënaqshëm i ministrave të vendeve të ndryshme kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Po ashtu në këtë takim u fol edhe për realizimin e projekteve të përbashkëta, ku kjo ministri ka paraparë t’i mbështes disa projekte të komunës, si dhe u bisedua për ngritjen e kapaciteteve dhe aftësimin e kuadrove për të cilat ka mungesë dhe nevojë më të madhe komuna.
Kryetari Mustafa falënderoi ministrin Ferati për vizitë, dhe u shpreh i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin e ndërsjellët për të gjitha fushat që bisedua dhe për ofrimin e përkrahjes që i ka ofruar dhe po i ofron kjo ministri.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa dhe drejtori i Drejtorisë për Administratë, Halim Halimi, pritën sot, një një takim ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Feratin dhe zv. ministër Shpend Tërdeva.