Në këtë takim u bisedua për mundësit e realizimit të një projekti të përbashkët për përmirësimin e ngrohjes qendrore në Kosovë, projekt ky që do të financohet bashkërisht nga BE, Qeveria gjermane dhe KfW-ja në kuadër të Kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor.
Horr, praqiti para kryetarit Mustafa, projketin format e realizimit dhe kapacitet financiare për realizimin e këtij projekti.
“Ne si komunë do të mbështesim këtë projekt dhe do të marrim përsipër obligimet tona në bazë të Ligjit ” tha kryetari Mustafa, duke e vlerësuar këtë projekt shumë të rëndësishëm për qytetarët e Komunës së Prishtinës.
“Projektet të cilat do të investohen nga Komisioni Evropian dhe Banka Gjermane KFW janë : Rehabilitimi i nënstacioneve për periudhën 2010-2012, vlera 1,900,000.00 € ; rehabilitimi i rrjetit për periudhën 2010-2012, në vlerë prej 4,842,000.00 €; rehabilitimi i kaldajës për periudhën 2010-2012, në vlerë prej 90,000.00 €; zgjerimi i rrjetit për periudhën 2010-2012: vlera 1,251,000.00 € , vlera e tërësishme do të arrijë shifrën prej 8,083,000.00€”, tha Horr.
Ndërsa sa i përket Projektit të Koogjenerimit Objektivi kryesor i cili synohet te arrihet me ketë projekt është furnizimi i qëndrueshëm dhe kualitativ i ngrohjes për qytetin e Prishtinës, me çmime konkurruese konform edhe gjendjes sociale te popullatës. Objektiv tjetër është optimalizimi i furnizimit me ngrohje për qytetin e Prishtinës, fillimisht për ngarkesën maksimale ekzistuese e ne fazën e dyte edhe zgjerimi i rrjetit (kapacitetit) dhe rritja e numrit te konsumatorëve. Projekti ka të bëje me ndërtimin e stacionit Termik në KEK, ndërtimin e gypave për transportimin e ujit të ngrohtë dhe ndërtimin e stacionit termik në “Termokos”. Në një te ardhme te afërt, projekti synon edhe furnizimin me ujë sanitar për apartamente e cila mundëson zhvillimin dhe zgjerimin e biznesit të kompanisë drejt përmbushjes së kërkesave të konsumatorëve.
Projekti mendohet te zhvillohet ne dy faza: Faza I –mbulimi i ngarkesës bazë (ekzistuese) dhe Faza II zgjerimi i kapacitetit ekzistues për konsumatorët e rinj. Realizimi i projektit mundëson furnizim permanent 24 orë në ditë me ngrohje për konsumatorët e “Termokosit”, çka e lehtëson operimin e kësaj ndërmarrje dhe zvogëlon numrin e defekteve ne sistem.
Prishtinë, 23 mars 2010
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, sot, priti në një takim Wilderich Horr, projektmenaxher përgjegjës për projekte në sektorin e energjisë në Kosovë, pranë KfW Bankkengruppe me seli në Frankfurt.