Enver Pakashtica, kryetar i SHZKP, informoi kreun e Prishtinës për punën dhe aktivitet e kësaj shoqate, si dhe për çështje tjera me të cilat përballen zejtarët prishtinas.
Pakashtica falënderoi kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa për përkrahje dhe për ndarjen e mirënjohjes anëtarit më të vjetër të shoqatës, Sami Nezirit, për Ditën e Prishtinës.
Kryetari Mustafa u tha zejtarëve se komuna do t’i mbështesim në mënyra të ndryshme zejet dhe zejtarët që kanë traditë të gjatë, të cilat zejeje janë gjendje të rëndë për shkak të konkurrencës, me qëllim që këto zeje të mos shuhen.
Në këtë takim u bisedua edhe për planet e komunës së Prishtinës në rregullimin e kushteve të punës për zejtarët, dallimin në mes zejtarëve dhe tregtarëve, lehtësirat në taksa komunale për zejtarë dhe për çështje tjera që kanë të bëjnë me këtë komunitet të biznesit.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, nënkryetari Avdullah Hoti dhe këshilltari komunal Shefqet Sylejmani, pritën sot, në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Zejtarëve të Komunës së Prishtinës.