Akbay, falënderoi kryetarin Musfafa për pritje duke u shprehur se qëllimi i kësaj vizite është ofrimi i bashkëpunimit të midis kësaj shoqate dhe Komunës e Prishtinës, në fushën e arsimit, ekonomisë dhe të kulturës.
“Shoqata jonë është e interesuar të forcoj urat e bashkëpunimit, të ofrojmë ndihmë të vazhdueshme kryeqytetit. Ne, po ashtu jemi të interesuar të ofrojmë ndihmën tonë me ndarjen e bursave për studentët e Kosovës, të cilën studiojnë në Turqi, këtë vetëm kemi filluar ta bëjmë , tha Akbay.
Për çdo vit kjo shoqatë ndan nga 40 bursa për studentë kosovar që studiojnë në shtetin tonë, dhe jemi të gatshëm të ndajmë bursë edhe për studentë që vijën nga Prishtina për të studiuar Universitet turke, u shpreh kryetari i Shoqatës së Prishtinasve në Stamboll.
Ndëra, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, tha se “Prishtina ka një bashkëpunim të vazhdueshëm me kryeqytetin e Turqisë, por edhe me qytetet tjera sidomos në fushën e trashëgimisë dhe ruajtën e vlerave historike në kryeqytet”.
“Ndihmë nga organizatat turke është ofruar në restaurimin e Xhamisë së Madhe, të Hamamit etj”, tha kryetari Mustafa duke potencuar nevojën për bashkëpunim tëe mëtejmë në konservimin e pjesës së vjetër të qytetit.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa dhe zv. kryesuesi i Kuvendit të Komunës Engin Beyogllu, sot, pritën në një takim kryetarin e shoqatës së “Prishtinasve në Stamboll”, Sedat Akbay me bashkëpunëtorë.