“Ju falënderoj ne emër të qytetarëve të Prishtinës ju, dhe shtetin tuaj për njohjen e pavarësisë së vendit tim menjëherë pas shpalljes”, tha kryetari Mustafa.
Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në fushat ndryshme duke filluar nga ekonomia, turizmi etj, tha Mustafa , duke shtuar se tani në Prishtinë, operojnë disa kompani turke.
“Bashkëpunimi me ju dhe Izmirin duhet thelluar, kur kemi parasysh edhe numrin prej 12 mijë shqiptarëve që jetojnë në këtë qytet, dhe bashkëpunimi në fushat të ndryshme mund të jetë shumë i lehtë, pasi që përafrohen kultura dhe mentaliteti midis dy popujve tanë”, tha Mustafa.
Kryetari i kryeqytetit mysafirët nga Izmiri gjithashtu i njoftoi për specifikat, sfidat dhe të arriturat e Komunës së Prishtinës, shtimin e numrit të banorëve, si dhe për problemet e trashëguar të qytetit në infrastrukturë, ndërtime etj, që nga paralufta dhe pas lufta.
Po ashtu nënkryetari i OEI Akin Kozancoglu, falënderoi kryetarin e Prishtinës për mikpritje, duke shtuar se ndihet shumë rehat në Kosovë gjatë kësaj vizite dhe pritje vëllazërore që i është bërë.
“Jam i lumtur që u realizua ky takim me ju, sepse vizita ime dhe e delegacionit tim në Kosovë, pa ju takuar juve kishte me qenë shumë e mangët, duke e pasur parasysh respektin që gëzoni ju, jo vetëm në Kosovë po edhe në Turqi”, u shpreh Kozancoglu.
“Ne vizituam shume vende të bukura në Kosovë, dhe qëllimi i vizitës sonë është pikërisht përkrahja për zhvillimin e turizmit, dhe në këtë drejtim me ndihmën e USAID-it, i cili ka mbështetur dhe mbështet Shoqatën e Agjencive Turistike te Kosovës do të ecim përpara”, tha Kozancoglu.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, priti sot, një delegacion të Odes Ekonomike të Izmirit, i udhëhequr nga nënkryetari Akin Kozancoglu, të shoqëruar nga Valbona Rraci, përfaqësuese e USAID-it, dhe Zeke Çeku, kryetar i Asociacionit të Turizmit të Kosovës.