Në këtë takim midis kryetarit Mustafa dhe përfaqësuesit të OSBE-së, për Prishtinë, u bisedua për parapërgatitjet e fazës së dytë të projekti për vetëdijesimin e qytetarëve për një Prishtinë të pastër.
Projekt i cili pritet të realizohet gjatë këtij viti, ndërkaq, një fushatë e tillë në mbështetje të OSBE-së, është organizuar në vjeshtën e vitit të kaluar.
“Ne jemi të kënaqur me bashkëpunim që kemi pasur me ju, bashkëpunim i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Mustafa, duke folur për rëndësinë e realizimit të këtij projekti për krijimin e një ambienti sa më të pastër.
Ndërkaq, Linne, po ashtu falënderoi kryetarin Mustafa për bashkëpunim, si dhe foli për përgatitjet që janë duke u bërë bashkërisht me komunën për realizimin e kësaj fushate.
“Përveç këtij projekti ne kemi realizuar së bashku edhe projekte tjera të rëndësishme për qytetarët e Prishtinë, si dhe kemi përpara shumë projekte tjera për t’i realizuar”, tha Linne.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustfa, sot, priti në një takim, Bo Evert Linne, drejtor i Drejtorisë i Qendrës Rajonale të OSBE-së.