“Rezultatet e juaja shumë të larta në mësime për ne janë jetike që ne, ta përmirësojmë cilësinë e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme, që ne ta krijojmë një gjeneratë e cila do të jetë një gjeneratë konkurruese me bashkëmoshatarët e tyre edhe në Kosovë edhe jashtë Kosove, sepse kjo na ndihmon që ne të integrohemi në Evropë”, tha Mustafa.
“Ju do të jeni ata që do t’i hapni rrugën vetvetes dhe Kosovës në Evropë, dhe këtë rrugë ne do t’ia hapim vetes vetëm me dije më asgjë tjetër, sepse ne do të jemi konkurrent në qoftë se do të konkurrojmë me dije, ne do të jemi konkurrent me tjerë në qoftë se konkurrojmë me teknologji informatike për arsye se po futemi në epokën e globalizimit dhe kjo nënkupton qe ne konkurrojmë me dije së bashku më të gjithë të tjerët” u shpreh para nxënësve kreu i Prishtinës.
Kryetari Mustafa i të gjithë për nxënit që kishin qenë pjesë e garave të diturisë për rezultatet që i kanë arritur, dhe ju premtoj atyre do të bëjmë çdo gjë që t’u ofrohen kushte më të mira të mësimit.
“Në disa shkolla kushtet nuk i keni të mira për vet faktin se disa shkolla janë nga 50 veta me një klasë, dhe kjo flet se akoma si kemi tejkaluar problemet që po ballafaqohemi, por do të bëjmë përpjekje maksimale që do të kem shkolla më të mira që të keni kushte më të mira që të keni laboratorë më të mira dhe po ashtu që te keni edhe nivel më të mirë të arsimit në arsimimit në arsimin e lartë ku pritet për një kohë shumë të shkurtë”, pohoi i pari i Prishtinës.
Ndërsa, Remzi Salihu, drejtor i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Prishtinës, tha se këto gare janë tradicionale, dhe shprehi admirim për nxënësit që edhe kësaj radhe kanë shënuar rezultate të larta në dituri.
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Prishtinës, sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, u ndau mirënjohje nxënësve të shkollave fillore të Komunës së Prishtinës, që kanë zënë vendet e para në gara të diturisë.