Gjatë kësaj vizite kryetari i Prishtinës dhe ai i Vjenës do të bisedojë për mundësit e bashkëpunimit ndërmjet Vjenës dhe Prishtinës, në fushat të ndryshme si në planifikimin hapësinor, në fushën e ndërtimit, të trafikut dhe transportit, si dhe do të bisedohet për mundësit e binjakëzimit të dy kryeqyteteve.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, i shoqëruar nga nënkryetari Avdullah Hoti dhe drejtoresha e Drejtorisë për Urbanizëm, Ndërtim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Luljeta Sokoli, me ftesë të Dr. Michael Häupl, kryetar i qytetit të Vjenës, nesër më 18 maj, do të qëndrojnë në Vjenë.