Ndërsa nesër dhe pasnesër nga inspektorati komunal është planifikuar aksioni për heqjen e të gjitha rrethojave të objekteve të banimit në lagjen “Arbëria”, në afërsi të parkut (afër ambasadës gjermane) të vendosura në pronë komunale, për të liruar hapësirën për nderimin e shkollës fillore.
Ndërkaq, gjatë javës së lamë pas inspektorati komunal ka ndërmarrë disa operacione si heqja e rrethojave të objekteve të banimit përreth rrugës së re, e ndërtuar mbi kolektorin e lumit “Prishtina”, në lagjen “Gallapi”, të ngritura po në pronën komunale. Po ashtu është ndërhyre edhe në lirimin e sipërfaqeve publike në lagje të ndryshme të qytetit.
Puna e inspektorëve komunal për lirimin e hapësirave publike dhe largimin e shitove ambulant do të jetë vazhdueshme dhe do të përcillet edhe me konfiskim mallrash atyre që nuk u binden vërejtjeve të inspektoratit.
Puna e inspektorëve të komunës mbështetet nga Policia e Kosovës, si dhe nga punëtorët e N.K. “Hortikultura”.

Inspektorati komunal i Komunës së Prishtinës, sot, ka vazhduar aksionin operacionin për lirimin e hapësirave publike-largimin e objekteve në rrugë dhe trotuare që shfrytëzohen pa leje nga shitësit ambulant, kryesisht në rrugët qendrore të Prishtinës, përfshirë Bulevardin “Nëna Terezë”, rrugën “Luan Haredinaj”, Bulevardin e Dëshmorëve, lagje “Ulpiana” dhe “Dardania”.