Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, 27 prillin 2010, e ka caktuar ditë të pastërtisë në të gjitha hapësirat shkollore të komunës. Me qëllim të ruajtjes dhe rregullimit të ambientit në të gjitha shkollat e komunës së Prishtinës dy orët e para do t’i kushtohen pastërtisë dhe mirëmbajtjes së ambientit përreth shkollave.
Përveç nxënësve dhe arsimtarëve këtij aktiviteti do t’i bashkëngjitet edhe
Drejtoria e Arsimit.