Në këtë mbledhje e cila mbahet në sallën e sallën e madhe të Komunës së Prishtinës, (kati përdhes), të cilën do ta udhëheq kryesuesi i KK të Prishtinës, Sami Hamiti, pritet të diskutohen dhe të miratohen këto pika të rendit të ditës:
- Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e katërt;
- Raporti vjetor për vitin 2009;
- Propozimvendimi për caktimin e lokacionit për objektin e Qendrës së Zjarrfikëseve;
- Propozimvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Planit rregullues të lagjes “Mati 1” në Prishtinë;
- Propozimvendimi për miratimin e Planit rregullues për lagjen “Muhaxhirët” në Prishtinë;
- Propozimvendimi për bartje të mjeteve nga viti 2009 në vitin 2010;
- Propozimvendimi për lejimin e mjeteve ngrohtores së qytetit “Termokos” ShA Prishtinë;
- Pyetje dhe përgjigje;
- Të ndryshme.
Ftohen përfaqësuesit e mediave t’i përcjellin punimet e Kuvendit komunal.
Prishtinë, 24 mars 2010
Mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, mbahet nesër, më 25 mars, dhe fillon në orën 11:00.