“Ne kemi pasur dhe kemi bashkëpunim shumë të mirë me ambasadën franceze në Kosovë, ku kemi bashkëpunuar në fusha të ndryshme, dhe besojmë që ai bashkëpunim i mirë do të vazhdojë edhe më tutje ”, tha nënkryetari Hoti.
Charles Josselin, kryetar i kësaj shoqate tha se “ne jemi këtu për të biseduar për mundësit e bashkëpunimit të midis Komunës së Prishtinës dhe Shoqatë "Qytete e Bashkuara të Francës", në fusha të ndryshme si në decentralizim, infrastrukturë publike, transport, furnizim me ujë të pijshëm dhe për trajtimin e ujërave të zeza.
Ai më pas prezantoi punën dhe aktivitetet e shoqatës që udhëheq, shtrirjen dhe ndikimin e saj.
Ndërkaq, në këtë takim u fol edhe për mundësit e binjakëzimit të Komunës së Prishtinës me ndonjë qytet të rëndësishëm francez si Parisi apo Lioni, gjë për të cilën do të angazhohen udhëheqësit e kësaj shoqate dhe vet ambasadori i Francës në Kosovë.
Një delegacion i Shoqatës "Qytete e Bashkuara të Francës", në krye me Charles Josselin, kryetar, ku pjesë e këtij delegacioni ishte edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Jean Francois Fitou, sot, vizitoi Komunën e Prishtinës, ku u pritën nga Avdullah Hoti, nënkryetar i komunës.