Fillimisht lulet do të mbillen në hapësirat e gjelbëruara në Bulevardin “Nëna Terezë”, për të vazhduar hapësirat tjera të qytetit.
Ndryshe, NPK "Hortikultura" në veprimtarinë e saj ka edhe mirëmbajtjen dhe ngritjen e sipërfaqeve të gjelbërua në qytetin e Prishtinës.
Po ashtu, kjo ndërmarrje është e licencuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për prodhimin e materialit fidanor për bime dekorative.
Kjo ndërmarrje posedon lulishten me një sipërfaqe prej 3300 m2, në të cilën prodhohen lule sezonale dhe shumëvjeçare për nevojat e qytetit te Prishtinës.
Ne këtë lulishte janë të punësuar 20 punëtorë ku shumica prej tyre janë të gjinisë femërore.
Kjo ndërmarrje në bashkëpunim me Drejtorin e Shërbimeve Publike dhe bashkësitë lokale do t’i jetë pranë projekteve për gjelbërimin e sipërfaqeve të reja dhe mirëmbajtjen e tyre në tërë qytetin e Prishtinës.
NPK "Hortikultura", do t’ju ofrojë lule falas edhe institucioneve shkollore me qëllim të rregullimit të ambientit.
Kërkohet nga qytetarët që kenë kujdes ndaj luleve që do të mbillen gjatë këtij viti, dhe mos t’i dëmtojnë ato, sepse një praktikë e mos kujdesit ndaj luleve dhe dëmtimit të tyre është përsëritur gjatë viteve të kaluara.
Ndërmarrja Publike Komunale "Hortikultura" , ka filluar mbjelljen e luleve në hapësirat publike të qytetit. Ky projekt do të zgjasë 45 dite, dhe është paraparë që gjatë këtij viti të mbillen rreth 240 mijë lule të të gjitha llojeve të kualitetit të lartë hibrid.