Në këtë takim përfaqësuesit e kësaj agjencie, shpalosen programin e tyre për mundësit e investimit në Komunën e Prishtinës, në partneritet publiko privat, në projekte që kanë të bëjnë me punësim e njerëzve me nevoja të veçanta.
Projekti i tyre ka lidhshmëri me spitale, kazerma ushtarake, konvikte të studentëve e etj.
Për realizimin e këtij projekti participimi i komunës së Prishtinës mbete që kësaj agjencie t’ia sigurojë parcelën prej 2 ha në shfrytëzim dhe të rregullojë infrastrukturën përcjellëse.
“Ne si komunë do të shqyrtojmë kërkesën tuaj dhe do ta analizojmë projektin dhe do ta keni një përgjigja, tha nënkryetari i komunës së Prishtinës Avdullah Hoti”.
Po ashtu Hoti tha se “komuna mirëpret iniciativa të tilla dhe do t’i mbështes ato, kur kihet parasysh që ka të bëjë me punësimin e kategorisë së njerëzve me nevoja të veçanta”.
“Me këtë projekt në fazën e parë kjo agjenci ka paraparë të punësojë 100 persona, ku gjysma e tyre do të jenë persona me aftësi të kufizuara, dhe do të investohen rreth 2 milionë euro”, tha Werner Gahleitner, drejtori i pastrimit Kimik dhe ekspert në BADEA.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti dhe drejtori i Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim, Agim Dibrani, sot, pritën në një takim përfaqësuesit e Agjencisë për projekte me karakter social, të shoqëruar nga Agim Shahini, kryetar i AKB-së.