Fillimisht do të rrënohet objekti i Fehmi Pajaziti, në lagjen “Kalabria”, në afërsi të SHME “Hoxhë Kadri Prishtina”, objekt banimi, për të vazhduar më rrënimin e objekteve në lagjen “Qëndresa”, në fshatin Cagllavicë, sipas kësaj liste: investitor, Hilmi Piraj, objektit për banim, investitor Ymer N objektit për banim, investitori nuk është paraqitur (N.N) objektit për banim, investitor Petrit Halilaj, objektit për banim dhe investitor Sahit Racaj, objektit për banim.
Rrënimi i këtyre ndërtimeve do të kryhet nga punëtorët e N.K. “Hortikultura”, nën asistencë të Policisë së Kosovës (PK-së).
Ftohen përfaqësuesit e mediave të jenë prezentë gjatë këtyre rrënimeve.
Vërejte; Transporti për gazetar i siguruar, nisja në orën 10.40, nga garazhi i komunës.
Prishtinë, 2 prill 2010
Pas përfundimit të proceduarave të parapa sot, në orën 11.00, fillon rrënimi i objekteve pa leje.