Komuna e Prishtinës, protestën e pronarit të kompanisë “Pejton” para objektit të komunës, me disa punëtorë, e vlerëson të paarsyeshme për shkak se vet investitori ka bërë shkelje të ligjit.
Ky investitor pa u pajisur me leje për vazhdimin e ndërtimit, ka filluar ndërtimin e katit , ku inspektorati i ndërtimit ka ndërhyrë duke e bërë rrënimin e këtij kati, përfundimit të të gjitha proceduarave ligjore.
Po atë ditë investitori Bejtush Zhgolli, filloi të protestonte me disa punëtorë para objektit të komunës, duke shpërndarë akuza dhe deklarata të pasakta pra përfaqësuesve të mediave në adresë të këtij institucioni.
Zhugolli po vazhdon edhe sot të protestojë, mirëpo komuna e Prishtinës, informon opinionin se ndërhyrja e Komunës është bërë krejtësisht në përputhje me ligjin.
Zhugulli ka kritikuar në media pa vend dhe pa asnjë argument Komunën e Prishtinës, lidhur me ndërtimin e një objekti në lagjen “Pejton”, të cilin ai ka provuar ta ngreh disa kate, edhe pse lejen për ndërtim e ka pasur vetëm për 3 kate (B+P+3).
Aq më keq, Zhugolli tenton të ndërtojë pa leje ende pa e shlyer borxhin ndaj komunës në shumë prej 187 mijë euro, taksë për lejen e ndërtimit .
Protestat e organizuara nga Zhugolli, pasqyrojnë interesa të ngushta personale dhe nuk mund të ndikojnë fare në agjendën e Komunës së Prishtinës.
Sa i përket Planit rregullues për lagjen “Pejton”, sqarojmë: Në vitin e kaluar pas diskutimit publik, është miratuar profili urban i lagjes. Ndërsa në një mbledhje të radhës Kuvendit të Komunës së Prishtinë, e cila është paraparë të mbahet nga fundi i këtij muaji, do të miratohet vendimin për nxjerrjen e Planit rregullues të lagjes “Pejton” në diskutim publik, duke u mbështetur në Ligj.
Ky plan më pastaj do të jetë në diskutim publik për një muaji, ku qytetarët e kësaj lagjeje do të kenë mundësi të shfaqin ide, vërejtje, propozime dhe sugjerime, kurse në fund do të inkorporohen ato që mundë të inkorporohen në këtë plan, që plani të procedohet në komitetet përkatëse dhe më pasatja në Kuvend për miratim. Pas miratimit nga këshilltarët komunal, plani do të nënshkruhet nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, dhe do të bëhet i plotfuqishëm.
Krejt në fund qytetarët do të mund të pajisen me leje në bazë të atij plani. Kjo procedurë më së shumti mund të kryhet brenda dy apo tre muajve.

Zhugolli i ka borxh komunës 187 mijë euro, taksë për leje të ndërtimit