Ndërkaq, Komuna e Prishtinës, mbështetur në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, do të filloj proceduarat ligjore për të paditur në gjykatën kompetente, pronarin e këtij objekti për dëmtimin e objektit dhe shkatërrimin e vlerave kulturore-arkitektonike dhe historike.
Ndërkaq, sa i përket hapësirës ku ka qenë i vendosur ky objekt vendimi përfundimtarë do të merret nga këshilltarët e Kuvendi të Komunës së Prishtinës, në mbledhjen e radhës.
Po në këtë mbledhje Këshilli i drejtorëve i Komunës së Prishtinës, pas arsyetimit nga ana e drejtorëve të Drejtorive dhe përfaqësuesit të Zyrës ligjore miratoi harmonizimin e këtyre rregulloreve me dispozitat e ligjeve, akteve nënligjore dhe me Statutin e komunës: Rregulloren për shërbimet komunale; Rregulloren për sigurinë në punë, shëndetin dhe mjedisin e punës në shërbimin civil komunal; dhe Rregulloren për shfrytëzim të përkohshëm të pronës komunale për vendosjen e objekteve të përkohshme.
Kryetari i Prishtinë, Isa Mustafa, dhe drejtorët e Drejtorive, sot, caktoi lokacionin e përkohshëm për bizneset në Zonën e Hekurudhës, në rrugë “Tirana”, ku do të dislokohen në Zonën Industriale, në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë.
Në këtë mbledhje vendos që të hapën fillimisht tri institucione parashkollore në lagjet “Arbëria”, “Kodra e Trimave” dhe “Vneshta”, në partneritet publiko-privat, si dhe shqyrtoi kontratën e lidhur midis komunës dhe AGEF-it, për shfrytëzimin e objektit të komunës nga kjo organizatë.
Ndërkaq, kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, i mbështetur nga anëtarët e Këshillit të drejtorëve, nxori urdhëresën për ndalimin e ekspozimit të mallit jashtë lokaleve afariste dhe në sipërfaqet publike; urdhëresën për përdorimin e ujit të pijshëm gjatë sezonit veror; urdhëresën për ndërprerjen e kryerjes e kryerjes së shërbimeve komunale për mos pagesë të tatimit mbi pronën; si dhe urdhëresën për ndalimin e hedhjes së dheut dhe mbeturinave të ngurta në pronën komunale dhe private.
Këshilli i drejtorëve në pikën e rendit të ditës të ndryshme, diskutoi për edhe çështje tjera që kishin të bënin me realizimin e projekteve të planifikuara për këtë vit, dhe shqyrtoi kërkesat e ndryshme sipas drejtorive.
Këshilli i drejtorëve i Komunës së Prishtinës, nën udhëheqjen e kryetarit, Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme diskutoi dhe miratoi harmonizimin e disa rregulloreve komunale me dispozitat e ligjeve, akteve nënligjore dhe me Statutin e komunës, dhe mori disa vendime, dhe nxori disa urdhëresa sipas pikave të rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje.